PDSH paraqet platformën politike para banorëve të Zhelinës

Partia Demokratike Shqiptare ka prezentuar platformën dhe kandidatët për deputetë, para banorëve të Zhelinës.

Kandidati për deputet në njësinë e 6 zgjedhore, nënkryetari I PDSH-së Bardhyl Dauti, tha se qeveria e kaluar mund të mburret me zero investime për shqiptarët dhe mungesë totale të subvencioneve për firmat shqiptare.

Lideri I PDSH-së Menduh Thaçi tha se Represioni shtetëror që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni, ndalet vetëm me ligjet e amnestise dhe vertë, PDSH mund të ndalë këtë represion.

“Duhet t’i bindim një pjesë të vëllezërve tanë që janë shqiptarë se kjo nuk është çështje inati, ne të gjithë jemi si një familje, gjithë kombi shqiptar që jeton këtu është si një familje, të gjithë pak a shumë i kemi hallet e njëjta, dhe ky program kombëtar i shqiptarëve të Maqedonisë në rend të parë do ta ndalë represionin shtetëror ndaj shqiptarëve. Një për veprat penale që shqiptarët janë nëpër burgje kot, dhe e dyta shumica e shqiptarëve që janë nëpër burgje janë të dënuar në mënyrë drakonike. Ligji i dytë i amnistisë është falje e të gjitha borxheve që shqiptarët i kanë shtetit” u shpreh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button