Rilindja me BESË në Hasanbeg dhe Haraçinë

Rilindje me BESË sonte ishte prezent në Hasanbeg dhe Haraçinë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor.

Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Me rritjen e numrit të Besatarëve rritet edhe nervoza te BDI’ja dhe të VMRO-DPMNE’ja.  BDI’në e nervozon realiteti se do i humb zgjedhjet, ndërkaq VMRO-DPMNE’në e trishton e vërteta se pas këtyre zgjedhjeve do mbetet pa degën e vetë shqiptare, pa shërbëtorët dhe vasalët e vetë shqiptarë, pa BDI’në. Pra me rritjen e numrit të Besatarëve egërsohen  BDI’ja dhe VMRO-DPMNE’ja, sepse ato e dinë se me fitoren e Lëvizjes BESA,  përgjithmonë do mposhtet antishqiptaria  e Gruesvkit, por të cilën ia  mbulonte Ali Ahmeti, duke ia legjitimuar edhe aksionet policore dhe projektet antishqiptare.  Të dashur miq, ashtu siç afrohet dita e votimit shtohet numri i atyre që neve e juve na pyesin se pse ata do duhej ta votonin Lëvizjen BESA. Dhe afrohet dita e votimit dhe nuk kemi shumë kohë për shpjegime andaj thënë shkurt e shqip se, o sot o kurrë, duhet  të na bashkëngjiten ata  që besojnë në vetveten, ata që besojnë në forcën dhe vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë, se neve duhet të na votojnë ata që duan t’i ruajnë vlerat shqiptare, pa të cilat vlera  nuk vlen gjë të quhesh shqiptarë”. Ndër të tjera kryetari Kasami theksoi se: “Të dashur miq, unë i kuptojë ata që më pyesin pse duhet ta përkrahin Lëvizjen BESA, por nuk i kuptoj ata që aq shpejt harruan Sopotin, Brodecin, likuidimin e Harun Aliu me shokët, Enciklopedinë maqedonase, Projektin Shkupi 2014, rrahjet e fëmijëve tanë nëpër lagjet e Shkupit, natën tragjike në lagjen e Trimave në Kumanovë si dhe shumë tragjedi tjera të këtij regjimi VMRO-BDI. Pra unë nuk ia dal t’i kuptoj ata që edhe sot i duartrokasin BDI’së dhe që bëhen se kanë harruar shqiptarët e pafajshëm të burgosur me burg të përjetshëm, lotët e nënave shqiptare si dhe me dhjetëra mijë të rinj shqiptarë që e braktisën vendlindjen”, përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami.

Fjalë rasti kishte edhe Afrim Gashi, bartësi i listës në zonën 2, njëkohsisht edhe sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi i cili para hasanbegasve tha: ‘’ Unë sonte para jush dua t’ju them se ne nuk do bëhemi shërbëtor i askujt, përveçse popullit tonë. Dikujt nuk po i pëlqen Ridefinimi, por kjo me ose pa dëshirën e tyre – do të bëhet’’. Gjatë këtij takimi, fjalë rastin kishin shefi i shtabit komunal në Gazibabë – Fatmir Shaqiri, shefi i shtabit komunal në Haraçinë – Ali Ismaili, dhe anëtari i kryesisë qendrore Zejd Rexhepi.

 

9 10 11 8 5 6 7 1 2 4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button