UNICEF: Rritje e rasteve të reja të të infektuarve me HIV në mesin e adoleshentëve

Rastet e reja të të infektuarve me virusin HIV në mesin e adoleshentëve mund të rritet për 60 për qind dhe të arrijë numrin prej 400 mijë në vit në vitin 2030, nëse nuk përshpejtohet tempoja për ndërmarrjen e masave ndaj këtij grupi të ndjeshëm të popullatës, ceket në raportin e UNICEF-it.

Në dokument, publikimi i të cilit përputhet me Ditën botërore për luftë kundër SIDA-s, që shënohet sot, ceket se për shkak të tendencave demografike, përfshirë edhe rritjen e numrit të adoleshentëve, numri i të infektuarve me HIV në mesin e të rinjve të moshës ndërmjet 15 dhe 19 vjeç mundet pothuajse të rritet dyfish në krahasim me 250 mijë rastet, të regjistruara në vitin 2015.

“Nëse përparimi në punën me atë grup ngadalësohet, pasojat mund të tregohen si katastrofale”, thekson UNICEF dhe paralajmëron se paratë të cilat jepen për luftë kundër SIDA-s janë ulur prej vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button