Modelja shqiptare e Maqedonisë martohet në Bali, ja shndërrimi me fustan të bardhë

Modelja shqiptare nga Maqedonia ka organizuar një dasmë private vetëm me bashkëshortin e saj, në Bali. Elita Demiri e cila jeton në Australi dhe i fejuari Dritoni, kanë udhëtuar drejt Balit për të organizuar një dasmë siç modelja e kishte ëndërruar, intime, ekzotike, romantike, shkruan RevistaClass.

“Dasmën e kemi bërë në një villë në Bali. Dritoni ma plotësoi këtë dëshirë të martesës që të jemi vetëm unë dhe ai pasiqë nuk jam shumë e tradicionales”, ka thënë Elita duke zbuluar disa hollësi mbi ato që e krijojnë këtë festë. “Fustanin e kam qepur, por materialin e kam nga Roberto Cavalli, për muzikë kemi zgjedhur vetëm balada si më romantike ndërkohë pasi të kthehemi në Melburn do bëjmë një darkë familjare sigurisht”, shton më tej modelja, e cila vitin e ardhshëm planifikon të udhëtojë me bashkëshortin e saj drejt Kamboxhias, ku ajo ka ndërtuar një shkollë për fëmijët e varfër ndërsa më pas i pret një udhëtim drejt Europës.

Elita është lindur në Maqedoni dhe më pas është larguar drejt Gjermanisë ku ka studiuar. Me përfundimin e studimeve, ajo ka ikur në Australi ku është bërë e njohur si modele. Ajo është parë madje edhe si prentendente për të përfaqësuar Australinë në Miss World edhe pse këtë vit kjo nuk është realizuar. Megjithatë Elita ka shumë aryse për t’u ndier e përmbushur. Dasma me të dashurin e saj i tregon të gjitha.

Fustani i bardhë i nuses është veshja më e veçantë edhe për një modele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button