“E majta”: Të dëgjohet zëri i të varfërve dhe të diskriminuarve

Bartësi i listës zgjedhore të njësisë së dytë zgjedhore, Trajçe Stojanov dhe kandidatët për deputetë të partisë politike “E majta”, sot mbajtën konferencë shtypi në të cilën e prezentuan programin me të cilin marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Anëtarë të “Së majtës” janë njerëz të cilët janë pjekur në, siç tha bartësi Stojanov, kushtet e hidhura të tranzicionit në 25 vitet e kaluara, por edhe persona të cilët drejtpërdrejt janë goditur nga tranzicioni.

Potencoi se “E majta” është zëri i të varfërve, punëtorëve, të diskriminuarve, parti e cila ofron mundësi që të dëgjohet zëri i këtyre kategorive të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button