Filloi fushata zgjedhore, apo ‘përshëndetje-urimet’ e Nafi Çegranit?!

Dilema fillon në atë se fushata zgjedhore gjithkund shoqërohet me platformën e saj, ndërsa tek ne ajo identifikohet me premtimet folklorike dhe batutat e politikanëve.

Për tu kyçur tek hipoteza e parë, pyes publikisht lexuesit, a i keni lexuar platformat e partive politike shqiptare?
Padyshim që jo, sepse tek ata nuk shkruhet për çmimin Dubaior të rrymës EVN-ore, e as për kamatat marramendëse të bankave tona, që nesër do sfidojnë fejesën apo martesën tënde të ardhshme. Në ata platforma nuk ekziston ulja e çmimeve të produkteve ushqimore, që për çdo muaj prindit tënd, kacidhet e fundit i zhvaten nga pazari i furnizimit të shtëpisë, në ato fletushka për vota. Nuk shkruan për ulje të çmimeve të veshjes, që babai yt, frikësohet të vijë Bajrami për shkak se me para borxh dy herë në vit paguan shopingun tënd. Në ata përmbajte nuk figuron ulja e çmimit të pagesës së semestrit në Universitetet Shtetërore, që kur vjen koha e pagesës së semestrit apo provimeve prindërit tuaj thahen si lulet në dimër.
Në ato platforma nuk shkruan se furgonat(kombit) privat të transportit të qytetarëve, do i fusin në kompetencat e transportit publik dhe, pagesat ndaj nxënësve dhe studentëve do i mbulojë shteti sepse shtetit nuk i intereson, që paratë e tua ditore, gjysmat ti merr transporti, po ashtu në këto platforma nuk ceket askund zhvillimi dhe rritja e subvencioneve për bujqit shqiptar, të cilët vazhdimisht po i largojnë kafshët, për të prerë biletën e mërgimit.

Dhe tani lexues i nderuar më trego ty, se kujt ia dedikojnë platformat këto parti politike, shqiptarëve apo alienëve ?

Sa i përket tezës së dytë, përshëndetja e politikanëve është propaganda ndërsa urimi (shtirja sherr-budallaishi) se ata janë të pastër si engjëjt.
Të jem më i qartë, propagandat dhe sherr-budallaishet, e tyre mjaft qartë mund të shihen duke filluar nga BDI-ja, e cila ka humbur në rrugën Via Egnatia këpucën e saj magjike që do vazhdonte të shkelte shqiptarët bashkë me partinë e `tretë`, ku propaganda më aktuale është; Shumë parti, po përçahet vota shqiptare, më falni pas vitit 2001, ishte PPD-ja, PDSH-ja dhe PDK-ja, ju erdhët e katra, ndërsa tani kemi dy blloqe “Rilindje me Besë”, “Aleanca për Shqiptarët”, dhe PDSH-ja, ku ju jeni prapë e katra, ndërsa PPD-ja nuk konsiderohet oponent sepse aq fuqi ka.

Po ashtu kemi një propagandë të Lëvizjes Besa, ku çdokush që nuk është me ta, nuk bënë pjesë tek ata që besojnë në Zot.
Një LR PDSH, ku lideri i saj, mos-punën e tij në Komunën e Strugës, e arsyeton tek pushteti dhe, ka harruar se të njëjtën pozitë e ka edhe Shpend Ahmeti në Komunën e Prishtinës, dhe gati se i ka realizuar premtimet e tij të dhëna ndaj votuesve të tij.

Dhe në fund kemi një PDSH, ku lideri i saj kërkon që shqiptarët të merren vetëm me atë dhe liderin e BDI-së, sepse tani nuk munden ta shuajnë partinë e `tretë`, sepse partitë e `treta`, nuk konsiderohen më parti të vogla.
Lexues i respektuar, këto ishin `përshëndetjet dhe urimet` e politikanëve, porosia ime për këtë fushatë zgjedhore, është që para se të votoni lexoni platformën e partisë që dëshironi, e pastaj votojeni atë, ndërsa asnjëherë mos votoni me kokën apo interesin e të tjerëve, por bëhuni vetvetja dhe kurrë vegla e dikujt!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shkrimi i personit Jakup Veseli nuk ka asnje kriter. Fillimisht i pakuptueshëm dhe me një titull që nuk ka lidhje me permbajtjen e artikullit. Nuk di në çfarë kuptimi e ka përdor emrin e Nafi Çegranit, ose me logjikën djerin ka dfash të bën ndonjëkrahasim, por harron se del jasht etikës si njeri qe mundohet te shkruaj, duke thënë disa fjali fund e krye te kota dhe si i tillë nuk i sjell dobi as vetes as lexuesit. Ose eshte, ky farë Jakup Veseli, vetem person qe më së shumti e gënjen vehten,i pelqen injoranca e tij që e mban në shpirt dhe ndaj lexuesit të PORTALBIT nuk ka respekt. Ose këtu eshte deshira e tij e degjeneruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button