Aeroporti “Aleksandri i Madh” është i hapur dhe funksionon normalisht

Aeroporti “Aleksandri i Madh” është i hapur dhe qarkullimi ajror funksionon normalisht, pas anulimit të mbrëmshme të fluturimit të “Turikish Erllajns” për në Stamboll, njoftoi TAV Maqedoni.

“Gjatë kontrollit të rregullt të sigurisë në aeroplanin për fluturimin e djeshëm në mbrëmje (23 nëntor) drejt Stambollit u gjet një telefon celular i lënë. Për shkak të rregullave të sigurisë të kompanisë ajrore dhe vendimit të kapitenit, fluturakja është kthyer në pozitën e parkimit që të bëhet kontroll shtesë. Kjo është procedurë standarde ndërkombëtare që zbatohet në emër të sigurisë së fluturakeve dhe udhëtarëve. Për shkak të saj, fluturimi u anulua. Pasi të gjitha kushtet u përmbushën, kapiteni vendosi të vazhdojë me fluturimin dhe aeroplani të mërkurën në orën 22;56 fluturoi drejt Stambollit”, thekson TAV Maqedoni.

Theksojnë se shtyrjet e vogla të fluturimeve të caktuara që gjenden në ueb faqen e aeroportit janë prej dje në mëngjes. Ato janë rezultat i mjegullës së dendur dhe aspak nuk kanë të bëjnë me fluturimin e shtyrë drejtë Stambollit.

Me aeroplanin e “Turkish Erllajns” i cili përkohësisht u vonua mbrëmë në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, për në Stamboll duhej të udhëtonte edhe delegacioni i udhëhequr nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov. Nga kabineti i shefit të shtetit informojnë se për shkak të procedurave të sigurisë, presidenti Ivanov dhe anëtarët e delegacionit nuk udhëtuan për në Stamboll prej nga duhej të niseshin për në Madagaskar në Samitin e frankofonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button