Refuzohet ankesa e PSP për masa për kujdes kundër personave të përfshirë në lëndën “Arka”

Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup e ka refuzuar si të pabazë ankesën e PSP kundër vendimit të gjykatësve me procedurë paraprake nga data 04.11:2016 për përcaktim të masave për kujdes kundër tre personave të përfshirë në lëndën “Arka”.

“Këshilli penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup duke vepruar rreth ankesës së Prokurorisë speciale për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes ilegale të komunikimeve (PSP) kundër vendimit të gjykatësve me procedurë paraprake nga data 04.11.2016 për përcaktim të masave për kujdes kundër tre personave të përfshirë në lëndën e PSP në opinion të njohur si “Arka”, në seancë të mbajtur sot mori vendim të kujdesit për të gjithë tre personat refuzohet si e pabazë”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës Penale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button