Më shumë se 50% e të rinjve duan të largohen nga shteti për shkak të punësimit

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Maqedoni është 52,9%, që rendit vendin në pozitën e tretë në listën botërore, tregon hulumtimi i “Papunësia e të rinjve në R. e Maqedonisë”, që e realizoi Fondacioni “Fridrih Ebert” këtë vit.

Hulumtimi gjithashtu ka treguar se më shumë se 60% e të rinjve mbi 18 vjet konsiderojnë se vështirë gjendet vendi i punës në vend.

“Lidhjet personale dhe politike renditen në vendin e parë si faktor për gjetjen e punës ndërsa rroga është faktori kryesor për pranimin e punës. Pjesa më e madhe e të rinjve rekomandojnë që të punësohen në administratën publike. Më shumë se 50% mendojnë apo janë të gatshëm të largohen nga shteti, kryesisht për shkak të punës apo përmirësimit të gjendjes financiare” thuhet në hulumtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button