Sallatë me panxhar dhe karota të grira, recetë shumë e shëndetshme

Ka një shkollë mendimesh se ngjyrat e forta të ushqimeve mbartin vlera të mëdha ushqyese. Kjo është shumë e vërtetë për sa i përket antioksiduesve, pasi ata në vetvete janë pigmente, që i japin ngjyrën përkatëse bimës, në më të shumtën e rasteve. Për këtë arsye, ne kemi krijuar këtë sallatë, ku ngjyra vishnje e panxharit, me portokallin e karotës dhe jeshilen e nenexhikut ofrojnë një kombinim ideal fitokimikatesh antioksiduese, shkruan shendeti.com.al.

Përbërësit:

  • 2 lugë të mëdha lëng portokalli
  • 2 lugë të vogla lëng limoni
  • 2 lugë të vogla vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1/2 lugë të vogël xhenxhefil të freskët të grirë
  • 1/4 lugë të vogël kripë deti
  • 1 kupë karota të grira në fije
  • 1 kupë panxhar të gjallë të grirë në fije
  • 2 lugë të mëdha nenexhik të freskët

Përgatitja:

  1. Përzieni në një tas lëngun e portokallit, limonit, vajin, kripen dhe xhenxhefilin deri sa të bëhen salcë e lidhur.
  2. Ndajeni salcën në dy pjesë dhe me secilën marinoni veç e veç karotat dhe panxharin.
  3. Më pas i vendosni bashkë në një pjatë të thellë sallate, në mënyrë që të dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karotave, dhe në fund i hidhni përsipër nenexhikun.
  4. Sipas dëshirës mund t’i shtoni shegë ose rrush të thatë.
  • Koha e gatimit: 10minuta.
  • Ruajtja: ne ene qelqi me kapak, 3-5 dite ne frigorifer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button