Popullariteti i Donald Trampit u rrit pas zgjedhjeve

Popullariteti i presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp është rritur për nëntë për qind pasi që është zgjedhur shef i shtetit, tregojnë rezultatet nga anketa e Politiko/Morning konsalt.

Katërdhjetë për qind zgjedhësve kanë mendim “shumë të favorshëm” apo “pjesërisht të favorshëm” për presidentin e sapozgjedhur. Dymbëdhjetë për qind kanë mendim “pjesërisht të pafavorshëm”, ndërsa 24 për qind kanë mendim  “shumë të pafavorshëm”  për Trampin.

Bëhet fjalë për rritje drastike të popullaritetit prej 37 në 46 për qind në krahasim me anktetën para zgjedhjeve.

Mendimi negativ është zvogëluar prej 61 në 46 për qind. Është rritur edhe rejtingu i presidentit Barak Obama – 54 për qind konsiderojnë se ai mirë e kryen punën, katër për qind më shumë se para zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button