Do të paguhet për të hyrë në BE, mirëpo nga viti 2021

[Recension: BRUKSELI VENDOSI: Për hyrje në BE do të paguajmë pesë euro]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni ka titull sensenzacionalist, mirëpo informatat që i ofron nuk janë të sqaruara në mënyrë precize, prandaj shkaktojnë huti te publiku.

brisel-odluchi-za-vlez-vo-eu-kje-plakjame-pet-evra-zurnal-netLinku deri te artikulli origjinalBRUKSELI VENDOSI: Për hyrje në BE do të paguajmë pesë euro

Data dhe koha e publikimit: 16.11.2016

Data e recensionit: 18.11.2016

Recensues: Аna Anastasovska

JO “VENDOSI”, POR “DO TË VENDOSË” MË VONË

Në titull dhe në tekst thuhet se Brukseli ka vendosur se për të hyrë në BE duhet të paguhen pesë euro.

“Për të hyrë në vendet e zonës së Shengenit, qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë pesë euro. Komisioni Evropian vendosi se vendet që nuk janë pjesë e BE-së, e të cilat kanë regjim pa viza me BE-në, duhet të paguajnë për të hyrë në BE. Leja do të vlejë për më tepër hyrje në periudhë prej pesë vitesh. Personat më të rinj se 18 vjet nuk do të paguajnë”.

Mirëpo, informata nuk është sqaruar mirë. Si e para, Brukseli akoma nuk ka marrë vendim përfundimtar për këtë masë, por ky është propozim i Komisionit Evropian për të cilin do të vendoset se a do të miratohet ose jo. Si e dyta, propozimi i këtillë, në qoftë se miratohet, do të vlejë nga viti 2021. Kjo në tekst nuk është theksuar, dhe për këtë arsye është e paqartë se prej kur qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së do të paguajnë për të hyrë në BE.

“Leja do të lëshohet në vendkalimet kufitare dhe procedura do të zgjasë vetëm disa ditë, theksojnë nga Bashkimi Evropian, Kjo më së shumti bëhet për të pasur kontroll më të madh pas valës së madhe të emirgantëve dhe rrezikut për hyrje të terroristëve”.

Edhe kjo pjesë është e paqartë. Nuk ka burim se prej ku është marrë ky pohim i Bashkimit Evropian, e poashtu nuk është sqaruar mirë as procedura për aplikim për leje. Në fakt, siç publikuan disa medie të tjera, në përputhje me propozimin e KE-së, udhëtarët do të duhet të dorëzojnë aplikacion për të hyrë në vendet e zonës së Shengenit në një ueb-faqe të veçantë ose nëpërmjet aplikacionit për celular.

Lajmi në këtë artikull nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk ofron përgjigje të sakta. Sipas kësaj, nuk është plotësuar rregulli themelor i gazetarisë, se një informatë duhet të verifikohet mirë, nga sa më tepër palë, që publiku të fitojë pasqyrë të qartë për atë që informohet.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button