Shpërthim në Pejë, katër të lënduar

Policia e Kosovës përkatësisht rajoni policor i Pejës ka bërë të ditur se shpërthimi i sotëm që ka ndodhur rreth orës 09:12 minuta ka lënë të lënduar katër persona, shkruan Indeksonline.

“Si pasojë e këtij shpërthimi lëndime të lehta trupore kanë pësuar: Gj.B (femër); M.U.(femër); Sh.U.(mashkull) dhe N.S.(mashkull)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal Pejë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

“Sot më 21.11.2016 rreth orës 09:12 është pranuar informata se në rr.”Adem Jashari” në Pejë,pikërisht në dyqanin ”Lindi- 3” i cili shiste material të tekstilit ka shpërthyer një bombol e gazit. Në ketë hapësirë ishin edhe dy lokale tjera, i këpucëve “Agoni-GJ.B” dhe Barnatorja “Bleta”, vazhdohet në këtë njoftim.

Ne vend të ngjarjes janë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, njësiti i zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetuesit rajonal DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin janë duke zhvilluar hetimin rreth këtij rasti, është thënë ndër të tjerash në komunikatën për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button