Limaj: ata që m’i montuan akuzat, sot e drejtojnë shtetin

Lideri i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se kinse provat ndaj tij në proceset gjyqësore, i kanë bërë njerëz që sot janë në pushtet, në të cilat kanë marrë pjesë edhe pjesëtar të policisë dhe të prokurorisë.

“Në rastin tim janë njerëzit në shtet që kanë montuar sms ndaj meje dhe vazhdojnë ta drejtojnë shtetin. Ka njerëz edhe në polici dhe prokurori, me emër dhe mbiemër”, ka thënë Limaj në emisionin “Personale” në TV Dukagjini, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se shumë shpejt do t’i tregojë emrat në gjykatë që i kanë bërë këto montime, si dëshmi për t’u mbrojtur në rastin e tij.

Limaj mendon se akuzat ndaj tij kanë ardhur nga akterët politikë.

Sipas tij, akuzat ia kanë montuar njerëzit që iu kanë frikuar suksesit të tij.

“Ne jetojmë në një vend ku suksesi nuk të falet, jetojmë në një vend ku kemi mentalitete primitive, mentalitet qeverisës primitiv. Ne ende shtetin e shohim sikur nëpër mahalla. Shteti ende drejtohet nëpër kafiqe dhe natën dhe i iket institucionit. Dhe fatkeqësisht ata njerëz të gjitha t’i falin, por suksesin nuk ta falin. Ata të cilët iu kanë friguar suksesit tim, ata janë”, ka thënë më tej Limaj.

“Të tillë ka këtu të cilët nuk mund ta shohin askënd mbi veten”, ka shtuar ai.

Për rastin e tij thotë se “as në Korenë e Veriut nuk ndodh kështu çka ka ndodh”, duke shtuar se “tash e shtatë vjet jam pa asnjë akuzë, krejt me montime”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button