Këto 10 shenja paralajmërojnë që duhet të bëni një kontroll të syve

Një nga shenjat më të qarta që tregon se keni nevojë për syze është pamundësia për të lexuar. Por, ka edhe simptoma të tjera të cilat paralajmërojnë se shikimi juaj po venitet, shkruan shendeti.com.al.

Problemet me shikimin janë shumë më të zakonshme sesa mund ta imagjinoni. Gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit. Fatmirësisht, 80% e të gjitha problemeve me shikimin mund të shmangen ose korrigjohen.

Më poshtë do të gjeni sipas nga simptomat që paralajmërojnë se keni probleme me shikimin dhe duhet të kontrolloheni menjëherë tek një okulist.

Shikim i turbullt

Nëse nuk arrini ta njihni një shok 10 hapa larg mund të jenë duke u zhvilluar çrregullimet e të parit si miopia ose hipermetropia. Nëse keni vështirësi t’i shihni objektet si nga afër ashtu edhe nga larg, atëherë mund të jetë duke u zhvilluar problemi viziv astigmatizmi. Për fat të mirë, të gjitha këto probleme vizive mund të korrigjohen me anë të lenteve cilindrike.

Vështirësi të të parit gjatë natës

Nëse shikimi juaj po venitet sa nuk mund ta shihni as qenin në oborr kur është natë, mund të jeni duke përjetuar shenjat e para të kataraktit, që duhet t ekzaminohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Vështirësi në përshtatjen e shikimit kur kalon nga errësira në dritë

Nëse syve iu duhet pak kohë të përshtaten pasi keni parë drita të gjata në autostradë, do të thotë se muskujt që ndihmojnë në kontraktimin dhe zgjerimin e irisit po dobësohen. Kjo ndodh zakonisht për shkak të moshës, siç edhe shumë probleme të tjera me shikimin, megjithatë është mirë të bëni një kontroll tek okulisti. Për të gjithë lexuesit e “Shëndet+”, Optika Roma ofron 10% ulje për kontrollin e syve.

Vështirësi të leximit të shkronjave në kompjuter

Dritat e kompjuterit janë ata që e dëmtojnë më shumë shikimin. Nëse qëndroni shumë para kompjuterit, duhet të merrni patjetër syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnjë problem me shikimin. Për ta vërtetuar këtë të fundit, filloni të lexoni çdo ditë të njëjtën faqe dhe uluni në distanca të ndryshme, për të parë nëse shikimi fillon të përkeqësohet.

Tendosje apo lodhje të syrit

Ju lodhet shpejt syri, edhe pse keni vetëm minuta që keni filluar të lexoni? Lodhja e syrit vjen si rezultat i shikimit të turbullt ose kur i picërroni shpesh sytë për t’u fokusuar tek libri, ekrani i telefonit ose kompjuterit. Përpiquni të bëni pushime të shkurtra ose ulni ndriçimin tek telefoni. Nëse lodhja vazhdon, bëni një kontroll të syve.

Dhimbje të vazhdueshme të kokës

Ndonjëherë, mekanizmi që ndihmon kornean dhe lentet të fokusohen tek imazhet fillon të venitet dhe muskujt e vegjël në sy detyrohen të punojnë më fort. Kjo shkakton tendosje të syrit dhe dhimbje koke. Me terma më të thjeshta: Kur picërroni sytë, mund të keni dhimbje koke, prandaj keni nevojë për syze.

Vizione të dyfishta

T’i lëmë shakatë mënjanë, vizionet e dyfishta mund të çojnë në probleme me serioze. Ato mund të tregojnë për probleme me kornean ose muskujt e syve. Mund të jenë edhe shenjë e kataraktit. Një tjetër arsye përse duhet t’u bëni një kontroll syve tek Optika Roma.

Shikim i valëzuar

Ju duken perdet e dritares së kuzhinës sikur kanë hyrë në ujë? Kur vijat e drejta duken si të valëzuara, ose kur ngjyrat duken si të venitura, mund të jetë një shenjë e degjenerimit makular, një nga shkaktarët kryesor të humbjes së shikimit.

Të parit e një rrethi drite gjatë gjithë kohës

Nëse shihni një rreth drite përreth objekteve (dhe nuk jeni në Kishë) mund të jetë një shenjë që po zhvillohet katarakti ose probleme me shikimin në errësirë. Këto drita zakonisht shfaqen në errësirë dhe përreth objekteve.

Tension të syrit

Nëse ndieni tension para syrit, mund të jetë shenjë e zhvillimit të glaukomës. Nuk duhet të krijoni panik, pasi mund të trajtohet shumë lehtë. Tensioni mund të dëmtojë nervin optik që transmeton imazhet në tru, megjithatë, jo të gjitha ata që ndiejnë tension tek sytë kanë glaukoma. Gjithsesi, duhet të bëni një kontroll të syve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button