Robert Berisha konfirmon shtatzëninë e Tunës dhe lidhjen me Patrisin

Robert Berisha ka konfirmuar se po bëhet xhaxha dhe se atë po e gëzon Tuna me vëllain e tij, Patrisin, njofton orainfo.com.

I pyetur rreth karrierës së tij, Roberti tha se tani që ka filluar edhe me këndimin është një përgjegjësi më e madhe.

”Është përgjegjësi më e madhe s’je ma mrapa je pëpara, jom rritë në skenë, muzicent-këngëtar më doket që është njëjtë, as këngëtari pa muzicent nuk bënë e as muzicenti pa këngëtar”, tha Berisha.

I pyetur se a do të kishte bërë duet me Norën?, Roberti tha se nashta kish qenë më interesant me ba duet me dikë tjetër, se Nora sipas tij është xhoker, ”E xhokerin me shfrytëzu të parin nuk bon’’, tha duke qeshur Roberti duke shtuar se edhe me Norën kish bërë duet.

Gjatë bisedës, ai u pyet edhe për lidhjen e Tunës me vëllaun e tij, Patrisin? Ai në emisionin ”1 Kafe me Labin’’ e zyrtarizoi se ata janë së bashku dhe se ai është në pritje për tu bërë xhaxha. Pra, për këtë gjë u përfol mjaft nëpër media, tashmë është e vërtetë, Tuna është duke pritur fëmijë me Patrisin, vëllaun e Robertit.

Ai tha se Tuna dhe Patrisi janë në Tiranë, por se nuk e din se a janë kthyer ende. Ndryshe, Robert Berisha deri tani ka lansuar dy këngë, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button