Sofja do t’ia ndajë Ivanovit titullin “Doktor nderi”

 Presidenti Gjorge Ivanov nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Bullgarisë, njofton MIA.

Sipas paralajmërimit, nesër presidenti Ivanov do ta vizitojë Akademinë Bullgare të Shkencave (ABSH) në Sofje, ku do të realizojë takim me akademikun Stefan Vodeniçarov, kryetar i ABSH-së, dhe do të mbajë ligjëratë me temë “Migrimet dhe emigrantët: sfida për mileniumin e tretë”.

Me ceremoni solemne, presidentit Gjorge Ivanov, do të ndahet titulli “Doktor nderi i shkencave” të Akademisë Bullgare të Shkencave.

Është paraparë pasnesër presdenti Ivanov të realizojë takime me kolegun e tij bullgar, Rosen Plevneliev, dhe me presidentin e ri të Bullgarisë, Rumen Radev ku do të bisedohet për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal dypalësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button