Nxënësit në Suharekë, presin e palojnë drutë e shkollës (VIDEO)

Janë gjithsej 120 metra dru. Me to do ngrohen nxënësit e stafi i shkollës teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë. Por, kësaj pune u desh që t’ia bëjnë hyzmetin vetë nxënësit.

 

Sipas një video amatore, gjatë orës se Edukatës Fizike ata u morën me prerjen dhe palimin e druve, ani pse përmasat e tyre duken të mos jenë fort të vogla.

Megjithatë, sipas drejtorit rreth 30 nxënës e kërkuan vetë një gjë të tillë.

Drejtori Sopa mohon ta ketë obliguar dikë për këtë punë, ndërkaq pranimin e ndihmës së nxënësve e arsyeton me moshën që ata kanë.

Ai thotë që kjo u bë në bashkëpunim me punëtorët teknik, por në video nuk shihet ndonjë i tillë.

Për këtë punë u angazhuan vetëm nxënësit më trupmëdhenj, prandaj Sopa vlerëson se me këtë nuk u shkelen të drejtat e askujt e as nuk u përdorën fëmijët.

Të të njëjtit mendim janë edhe në komunën e Suharekës, ku vetëm pohuan fjalët e drejtorit.

Meqë punën me drutë e kryen nxënësit e paradites, atyre të pasdites u ngeli të luajnë gjatë orës së Edukatës Fizike.

Kjo nuk është hera e pare që televizioni ka raportuar për angazhim të fëmijëve në punët që u takojnë punëtorëve teknik. Një rast i ngjashëm, veçse me filloristët, kishte ndodhur tek shkolla Abdyl Frashëri në Prizren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button