Lavrov dhe Keri në bisedë telefonike u fokusuan në konfliktin në Siri

Ministri rus i punëve të Jashtme Sergej Llavrov dhe sekretari shtetëror i SHBA-së Xhon Keri sot në bisedë telefonike i shqyrtuan mënyrat për zgjidhjen e konfiktit në Siri, citohet në komunikatën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

TASS citoi se një vëmendje e veçnatë i është kushtuar edhe situatës në pjesën lindore të Alepos, i cili është nën kntroll të kryengritësve. Bisedimi u krye me iniciativë të palës amerikane.

Lavrov shprehu keqardhje lidhur me sipas tij, papërgatitjen e SHBA-së që të ndajnë të ashtuquajturën opozitë moderatore siriane nga Xhebhat Fatah ash Sham.

Paraprakisht, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut njoftuan se, nga e marta e deri tani, gjatë luftërave në pjesën lindore të Alepos janë vrarë mbi 100 persona, midis të cilëve edhe civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button