Ben Blushi nga Durrësi: Armiku më i madh i Shqipërisë është varfëria

Ben Blushi gjatë një takimi në Durrës që ka pasur ditën e sotme me mbështetësit e partisë së tij, ‘Libra’ ka akuzuar tre partitë kryesore në vend se kanë rrënuar Shqipërinë.

Ai ka prekur disa nga çështjet që sipas tij e shqetësojnë vendin tonë, duke shtuar se nuk ka investime edhe pse Shqipëria është një vend me resurse të mëdha.

Blushi ka hedhur akuza ndaj shtetit, duke thënë se qeveria nuk bën asgjë tjetër vetëm se po i shtyp njerëzit.

Pjesë nga fjala e Blushit:

Armiku më i madh i Shqipërisë është varfëria, mjerimi, korrupsioni dhe padrejtësia që lind nga të gjitha këto. Ata që mbjelli varfëri, mjerim dhe korrupsioni nuk ndëshkohen.

5 për qind e shqiptarëve kanë më shumë pasuri se 95 për qind e të gjithë shqiptarëve të tjerë.

Kjo ka ndodhur si praktikë e tre partive kryesore në vend.

Kush është bilanci i tyre? Një milion shqiptarë në emigracion. Po t’ju pyes këtu të gjithë e kanë një të afërm jashtë vendit.

Ajo që na mungon është vetëm qeverisja e drejtë, mungesa e të cilët ia ka ulur kokën shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button