Fatmir Sejdiu thotë se është i gatshëm ta “rrëzojë” Isa Mustafën nga froni

“Unë mendoj qe nuk është korrekte që Kosova të kushtëzohet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sepse këtë kusht se kanë pas as vendet tjera”, ka thënë ish presidenti Fatmir Sejdiu.

Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, duke folur rreth funksionimit të koalicionit qeverisës, tha se është një pjesë e një ankthi që i përshkuan dy subjektet më të mëdha politike, sidomos në disa çështje të caktuara.”Janë jo fortë të sinqerta deklarimet për dalje apo mosdalje nga koalicioni për të shkuar në zgjedhje. Nuk e di se a janë zgjedhjet zgjidhje, por as kështu siç është situata nuk është mirë”, tha ai në emisionin “Monitor”, në RTK.

Sipas tij, në LDK ka njerëz me potencial të fortë që kanë mbetur jashtë Qeverisë dhe kjo siç deklaroi ai, mund të shihet edhe në përbërjen e Qeverisë .

Duke folur rreth zhvillimeve në LDK, ish-presidenti Sejdiu tha se “mungon debati i përgjithshëm në strukturat e partisë, dhe po ashtu është një pjesë e madhe e LDK e heshtur krahas këtyre proceseve për ta dhënë mendimin e vet. Ajo pjesë është militante e LDK-së,por që as nuk mund të qëndroj e qetë”.

I pyetur për ambiciet e tija për të qenë në krye të LDK-së, ai tha se nëse LDK e kërkon ai është i gatshëm, ndonëse aktualisht është anëtarë nderi në Këshillin e Përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button