Pavlopulos i ka folur Obamës për emrin e Maqedonisë

Maqedonia ishte një ndër temat për të cilat biseduan presidenti amerikan dhe presidenti grek, Prokopis Pavlopulos. I pari i Greqisë para presidentit Obama i ka përsëritur qëndrimet dhe akuzat ndaj qeverisë së Maqedonisë, duke kritikuar për përpjekje për marrjen e historisë greke.

“Është fakt që një shtet fqinj kërkon emër që përveç falsifikim të historisë, përhap irredentizëm dhe drejtpërdrejtë nënkupton ndryshim të kufijve dhe cenon perspektivën evropiane të atij vendi” theksoi Pavlopulos.

Barak Obama nuk u përgjigj në këtë qëndrim të Pavlopulos, por se u fokusua në krizën e emigrantëve dhe kontributin e Greqisë në NATO, si një prej aleatët më të vlefshëm për mbajtjen e rendit në rajon.

Obama dhe Pavlopulos biseduan edhe për çështjen e Qipros, marrëdhëniet greko- turke dhe krizën e emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button