Ermal Fejzullahu rrëfen sekretin që e lidh me “Gocën nga Tirana”

I ftuar në “Rudina”, Ermali ka rrëfyer, ndër të tjera, edhe për lidhjen që ka vendosur mes Tiranës dhe Prishtinës. I pyetur se ku ndihet më mirë, në Prishtinë apo Tiranë, ai përgjigjet: “Në Prishtinë kam familjen, kam fëmijët e mi që më bëjnë të ndihem shumë mirë. Ndërsa në Tiranë, sa herë që vij, kujton rininë, periudhën time më të bukur. Kjo më bën të ndihem gjithmonë mirë…” – tregon Ermali, i cili, kujton edhe vitet e para të karrierës së tij, me pjesëmarrjet në festivalet më të rëndësishme në Tiranë dhe risinë që solli, si artist i ri në muzikën shqiptare:

Kam eksperiemntuar në shumë zhanre muzikore, por ҫdo herë kënga ime ka pasur një motiv shqip. Nuk kam dashur të iki nga ajo që na përfaqëson. Kryesisht te këngët e lehta dhe baladat e kam gjetur veten. Në atë kohë, ka qenë risi për publikun që artistë të rinj (ende pa bërë 15 vjeҫ), të dilnin me balada e me këngë aq serioze. Kam qenë 15 vjeҫ, por ka qenë një përvojë shumë e mirë për mua, ndaj edhe kam shumë nostalgji për këtë vend.

“Goca nga Tirana” nuk ishte një vajzë konkrete së cilës Ermali i këndoi me shumë romantizëm, por i bëri për vete jo vetëm vajzat e Tiranës, por të të gjitha qyteteve shqiptare, kudo ndodheshin. Për kujtim të atij publiku, të 10 viteve më parë, por edhe të të gjithëve që e duan muzikën e tij, Ermali e këndoi edhe sonte në studio “Goca nga Tirana”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button