Ligji për informatorët: Qytetarët nuk e dinë se ekziston, institucionet nuk e zbatojnë

Ligji për informatorët nuk po e gjen mbështetjen e institucioneve kompetence. Këtë neglizhencë e ka potencuar Sllagjana Taseva nga “Transparency International”, në debatin e organizuar për mbrojtjen e informatorëve. Agjencia Rejting ka prezantuar anketën, e cila tregon përqindjen e atyre që janë të njohur me Ligjin për informatorët, raporton Portalb.

“Në çdo moment mundohemi të jemi në kontakt me institucionet kompetente. Disa prej tyre siç është Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, nuk duan as të dëgjojnë se çfarë po ndodhë. Në Prokurorinë Publike thonë se nuk kanë kapacitet; nuk kanë njerëz, resurse dhe se kanë vështirësi në implementimin e këtij ligji. Në Ministrinë e Punëve të brendshme kishte rezistencë, gjithashtu. Në kohën e fundit, para e fundit, para dy tre javëve arritëm një marrëveshje që së paku të hyjnë në temë, të shohin se çka është ajo që duhet bërë. Në PP gjithashtu ka konfuzion se si puna e tyre do të ndahet për këto punë tjera”, tha Taseva.

Sipas saj, në shtet nuk ekziston vullnet që të zbatohet, e sollën ligjin- që është më i miri i këtij lloji. “Megjithatë, pushteti nuk është i interesuar të sigurojë denoncim të mbrojtur”, kujton Taseva.

Në debatin e organizuar kanë munguar përfaqësues të Prokurorisë Publike, edhe pse kanë marrë ftesë për të njëjtën.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp, ka shprehur mbështetjen e Holandës për Maqedoninë në luftën kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit është lufta kryesore që duhet ta ndjekin vendet e Ballkanit. Holanda do ta përkrahë Maqedoninë në luftën drejt eurointegrimeve”, porositi Plomp.

Nga anketa që u prezantua në debat nga Agjencia Rejting, 66.6% të qytetarëve nuk e dinë se ekziston një ligj i këtillë, 31,1% nga të anketuarit janë të informuar për ligjin, ndërkaq 1,7% nga të anketuarit nuk kanë dhënë përgjigje.

Në nenin 1 të Ligjit për mbrojtjen e informatorëve thuhet se me këtë ligj rregullohet mbrojtja e lajmërimit, të drejtat e informatorëve, mënyra e veprimit dhe detyrimet e institucioneve, respektivisht personat juridik në lidhje me lajmërimin e mbrojtur dhe sigurimin e mbrojtjes së informatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button