Franca do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri në maj të vitit 2017

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka konfirmuar të shtunën se vendi i tij planifikon që të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 23 prill dhe 7 maj të vitit 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në intervistë për BBC-në, Valls deklaroi se Franca do të mbajë zgjedhje presidenciale nën gjendje të jashtëzakonshme, siç tha, për të ruajtur “demokracinë e saj”.

“Për disa javë për shkak të zgjedhjeve presidenciale do të fillojnë tubimet. Doemos duhet të ruajmë demokracinë tonë”, deklaroi Valls.

Gjendja e jashtëzakonshme në Francë u vendos pas sulmeve terroriste të vitit të kaluar.

Më 13 nëntor në Paris u vranë 130 persona. Që atëherë në Francë ndodhën edhe disa sulme terroriste, prej tyre më vdekjeprurësi ishte në Nicë në muajin korrik, kur humbën jetën 85 persona, ndërsa u plagosën më shumë se 100.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button