Kosova humb, por nuk koritet

Kosova e ka pësuar humbjen e tretë rresht në Grupin I të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”. Pas Kroacisë dhe Ukrainës, përfaqësuesen kosovare të shtunën mbrëma në Antalya e ka mposhtur Turqia me rezultat 2:0, transmeton Zeri.

Mirëpo, përkundër humbjes, reprezentuesit tanë nuk janë koritur. Ata luajtën mirë, duke i shkaktuar probleme serioze ekipit të Fatih Terimit, i cili konsiderohej favorit i madh, prej të cilit pritej fitore e thellë.

Por kjo nuk ndodhi. Madje, djelmoshat e Albert Bunjakit befasuan gjatë pjesës së parë, të cilën e mbyllën pa gola, duke e vënë nën presion të madh nikoqirin. Derisa kosovarët rrezikuan disa herë përmes kundërsulmeve, turqit ishin më insistues dhe dukshëm më të rrezikshëm, por falë portierit Samir Ujkani, porta e Kosovës nuk u tund.

Mirëpo, gjashtë minutat e parë të pjesës së dytë ishin fatale për Kosovën, gjatë së cilës i pësoi dy gola. Fillimisht realizoi Yilmaz (51’), e pastaj edhe Sen (55’).

Ndërkohë, turqit nuk realizuan gola tjerë, kurse Kosova e shënoi një përmes Vedat Muriqit, por u anulua për pozitë jashtë-loje. Kështu, ndeshja u mbyll me rezultat 2:0, e cila ia mban gjallë shpresat Turqisë për kualifikim në Botëror, kurse Kosovës i shërben për përvojë. Duhet theksuar se Turqia pati mbështetje të jashtëzakonshme nga rreth 30 mijë shikues, por në mesin e tyre ishin edhe grupi i “Dardanëve”, të cilët me zemër përkrahnin Kosovën

Ashtu siç kishte paralajmëruar Taip Erdogan, është i pranishëm në ndeshjen Turqi – Kosovë, e cila është duke u zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button