Kush është bukuroshja shqiptare që u shpall Miss në Amerikë?

Vetëm pak muaj më parë, motra e saj, Laureta Koxha, u lakua si një prej krenarive shqiptare nëpër botë. Ishte vetëm një hap larg ëndrrës amerikane. Në Universitetin e San Marcos në Kaliforni, Laureta u shpall më e mira mes të gjithëve në Administrim Biznesi.

Dhe vetëm pak muaj më vonë, edhe e motra, Leona Koxha, është shpallur më e bukura në konkursin Miss California Collegiate America 2017.

20-vjeçarja Leona është studente për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Menaxhim Krizash Ndërkombëtare, në SDSU, San Diego State University, Kaliforni.  Bukuroshja shqiptare do të përfaqësojë shtetin e Kalifornisë në garën kombëtare, e cila këtë vit do të mbahet në Arkansas.

Familja Koxha, prindërit Hajrulla dhe Shpresa Koxha, së bashku me fëmijët e tyre, të detyruar nga lufta në Kosovë, kanë emigruar pranverën e vitit 1999 për në SHBA. Fillimisht, familja Koxha u strehua në një kamp refugjatësh dhe me ndihmën e Kryqit të Kuq u dërguan në San Diego, ku edhe u stabilizuan.

Laureta është më e madhja nga pesë fëmijët. Si për të, ashtu edhe për 4 të tjerët, prindërit kanë pasur ëndërr arsimimin dhe një nga një, ata po ua shlyejnë të gjitha sakrificat.

Laureta Koxha

Laureta, në një intervistë të mëhershme për mediat, ka rrëfyer të gjitha sakrificat që prindërit kishin bërë për të dhe për motrat e vëllezërit: “Më kujtohet kur isha pesë vjeç dhe ushtarët serbë hynin nëpër shtëpitë tona me armë në dorë duke na thënë që të largoheshim.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button