Njerëzit me të meta-mozaiku që mungon
Prindërit e bëjnë viktimë karrierën dhe dorëhiqen nga vendi i punës vetëm për të mbetur në shtëpi me fëmijën e tyre me të meta. Përse fëmijët me të meta nuk kanë kushte adekuate për arsim? Përse nuk mund të pengohet segregacioni gjatë punësimit të personave me të meta dhe si të ndërpritet shkelja e të drejtave të tyre të punës? Çfarë barrierash u vë shteti? 10 deri në 15 për qind e qytetarëve kanë ndonjë të metë, ndërkohë që s’ka se kush t’u dalë në mbrojtje. Të frikësuar, të turpëruar dhe të përjashtuar nga shoqëria, shumica prej tyre tërë jetën e kalojnë të mbyllur. Ky rrëfim me video paraqet disa tregime jetësore të personave me të meta, të cilët e kanë tejkaluar këtë dhe mangësinë e kanë kthyer në përparësi. Bashkëbiseduesit vërtetuan se ata vërtet janë mozaiku që mungon.
Storjet gazetareske realizohen në kuadër të projektit “Raportim për shoqërinë civile dhe ndikimi i saj mbi ndryshimet në shoqëri”, që zbatohet nga IMM dhe SCOOP, me përkrahje nga programi CIVICA Mobilitas.