“Uashington post”: Obama ka urdhëruar likudim të liderëve të Xhebhat Fat’h al Sham në Siri

Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka dhënë urdhër për likudim të liderëve të grupit terrorist Xhebhat Fat’h al Sham (ish Xhabhat al Nusra) në territorin e Sirisë, publikoi “Uashington post” duke iu referuar përfaqësuesve të administratës amerikane.

Gazeta thekson se paraprakisht Shtëpia e Bardhë e ka njohuar grupin, por tash për tash është e orientuar dejt shkatërrimit të udhëheqësisë së saj.

Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se vendimi ka të bëjë me frikën e Obamës se një pjesë të territorit sirian i kontrolluar nga Xhebhat Fat’h al Sham, mund të bëhet bazë për përgatitje dhe kryerje të akteve terroriste në Evropën Jugore.

“Uashington post” potencoi se urdhëri i Shtabit të bashkuar të shefave të armatave të SHBA-së tregon se operacioni antiterrorist është prioritet për Uashingtonin në Siri, e jo presioni mbi presidentin sirian Bashar al Asad që të japë dorëheqje.

Gazeta thekson se kryerja e urdhërit presidencial ka filluar në fillim të tetorit dhe deri më tani janë likuiduar katër liderë të Xhebhat Fat’h al Sham.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button