Basha takohet me ambasadorin e OSBE

Kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Në qendër të takimit ishin reforma zgjedhore dhe financimi i partive. Kreu i PD-së, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po pengon reformën zgjedhore.

Sipas kreut të opozitës, Partia Demokratike që prej muajit maj paraqiti platformën e saj që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, por sipas tij, reforma u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës.

Lidhur me çështjen e financimit të partive, Basha tha se PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.

“Lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri”, theksoi kreu i opozitës.

Sipas PD, ambasadori Borchardt garantoi kreun e opozitës se OSBE me ekspertët e saj do të angazhohet për të asistuar funksionimin sa me parë të komisionit të Reformës Zgjedhore për të përmirësuar legjislacionin në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button