PL i konfirmoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhhsme

Partia Liberale i konfirmoi listat e kandidatëve për pesë njësitë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të caktuara për më 11 dhjetor.

Bartës i listës së kandidatëve në Njësinë e parë zgjedhore do të jetë kryetari i PL-së Ivon Veliçkovski, ndërsa nënkryetari i partisë Kire Buzliev është bartës në Njësinë e dytë zgjedhore. Në të tretën, bartës i listës është Danço Markovski, ndërsa në të katërtën Danica Jovanovska. Në njësinë e pestë zgjedhore, listën do ta kryesojë Kice Mickovski.

Partia sot kumtoi se Komiteti ekzekutiv është autorizuar që t’i konfirmojë listat eventuale të kandidatëve për Njësinë e gjashtë dhe të shtatë zgjedhore.

Listat e kandidatëve të PL-së për pesë njësitë zgjedhore janë konfirmuar në seancën e mbrëmshme të Komitetit zgjedhor në të clin mbajti fjalim kryetari i partisë Ivon Veliçkovski.

Ai mes tjerash theksoi se pas 22 viteve, PL-ja sërish në mënyrë të pavarur do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button