Ky është ndër momentet më rrëqethëse në karrierën e Flori Mumajesit (VIDEO)

Foto dhe video nga më të ndryshmet nga fansat, Flori Mumajesi i ka ndarë gjithmonë me miqtë virtualë, një pjesë të të cilave edhe me “çmenduri” fansash, por kjo që ka postuar këtë mbrëmje, me siguri i kalon të gjitha emocionet që mund t’i falin ata. Edhe pse prej shumë vitesh në muzikë, me emocione të përshkueshme dhe të papërshkrueshme, këtë herë Flori është përballur me një emocion të pazakontë.

Një nënë shtatzënë i ka vënë bebit këngën “Ku gabuam” të Flori Mumajesit, pas tingujve të së cilës fëmija fillon të lëvizë.  Pasi e ka postuar, Flori shkruan në krah të videos emocionuese: “Emocionuese deri në ngjethje. Më mirë ta njohë botën jashtë që tani me muzikë…”

Me siguri, pasi të lindë, Flori Mumajesi do të jetë një prej muzikantëve të tij të preferuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button