Mungesa e kanalizimit dhe infrastruktura e shkatërruar ‘fundosin’ Çairin e Shkupit

Banorët e komunës së Çairit vazhdojnë të ankohen lidhur me problemin e kamotshëm të kanalizimit dhe rrugëve të këqija, të cilat mbushen me ujë edhe nga një shi jo edhe aq i rrëmbyeshëm.

“Kjo është katastrofë, një shi i vogël mbush rrugët me ujë, por të bie një shi më i madh na hyn edhe brenda uji, kjo gjë mund të them se ndodh disa herë në vit dhe askush nuk çan kokën”, tha Zahir T., banor.

“Serova, Gazi Baba dhe Dizhoni janë lagjet që më së shumti kanë probleme me rrugët dhe reshjet e shiut. Nuk e dimë se a do të kryente punë ky rrjet atmosferik që është duke u bë, vetëm pa u rregulluar kanalizimi dhe gropat e krijuara në rrugë nuk besoj që zgjidhet ky problem”, Gani R., banor.

Uji i grumbulluar në Çair
Uji i grumbulluar në Çair

“Kjo është e turpshme këtu në Serovë jeton edhe vetë kryetari i komunës, si nuk del të sheh rrugët që janë të shkatërruara, të ngushtuara, ndërtime të reja në gjitha anët thua ti se je në Paris këtu. O zotëri rregulloje infrastrukturën krijo plan urbanistik investo si duhet e jo vetëm biznese personale se mjaft u pasuruat”, tha Teuta R., banore.

“Tani kur vjen koha e zgjedhjeve lokale, fillon kryetarit ti kujtohet të mbush gropat e rrugëve të bëjë arnimin se për asfalt të plotë as që bëhet fjalë. Kurse shtëpitë që pësojnë disa herë në vit nga shiu, që iu prishen mobiliet e dyshemeja, për ata në duar të zotit se askush nuk u del në ndihmë”, tha Agron Imeri, banor.

Uji i grumbulluar në Çair
Uji i grumbulluar në Çair

Nga Komuna e Çairit vitin e kaluar thanë se në Gazibabë është ndërtuar kanalizimi dhe që së shpejti pritet që punimet të fillojnë edhe në rregullimin e kanalizimit të lagjes së Serovës, mirëpo nuk precizuan ndonjë datë, kurse kohë më parë thanë që rregullimi i kanalizimit bie nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.

Kohë më parë e filloi projekti për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugët “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”, i cili u premtua që do të realizohet brenda 3 muajve, me ç’rast pritet të shihet se sa do të ndikoj kjo në problemet e kamotshme të banorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button