fbpx

Në UT ekspozohet mozaiku i Nënës Terezës

Në Universitetin e Tetovës sot ishte ekspozuar mozaik  i Nënës Terezë, të përbërë nga 87 fotografi të përpunuara nga 56 artistë nga Fakulteti i Artit pranë UT-së. Numri i fotografive i simbolizojnë vitet  të cilat i ka jetuar kjo humaniste, njofton MIA.

Në solemnitet, dekani i fakultetit të Arteve, Miftar Memeti e shprehu përkushtimin e tij dhe falënderimin ndaj punës së Nënë Terezës.

Pas hapjes së ekspozitës u mbajt konferencë shkencore me temë “Jeta, veprimtaria dhe humaniteti i shenjtores Nënë Tereza”, në të cilën ishin prezantuar veprat e saj.

Rektori i Universitetit, Vullnet Ameti theksoi se sukseset e mëdha të çdo civilizimi gjithmonë realizohen nga ana e një numri të vogël të mendjeve të ndritshme dhe se ato i sintetizojnë të gjitha përpjekjet e një race, kombi dhe një epoke të caktuar.

“Nënë Tereza e konkretizon shembullin më tipik të civilizimit dhe humanitetit. Me shpalljen e Nënës Terezë për shenjtore Selia e Shenjtë e përjetëson humanizmin e saj pa kufij sepse ajo ishte grua zemërmirë e cila gjithmonë ishte pranë të varfërve, të sëmurëve, të vjetërve dhe fëmijëve pa prindër dhe kujdesje familjare”, deklaroi Ameti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button