Ushtria siriane ndërmori një pjesë strategjike të Alepos

Ushtria siriane sot ndërmori një lagje të rëndësishme strategjike në Alepo, që mund të llogaritet për progres të rëndësishëm të forcave qeveritare dhe aleatëve të tyre në luftën kundër kryengritësve në këtë qytet, edhe pse burime kryengritëse pohojnë se “lufta ende nuk ka përfunduar”.

Informatën për marrjen e lagjes “1070 Apartmane”, e kumtoi ushtria siriane, ndërsa e konfirmoi edhe Qendra siriane opozitare për monitorim të së drejtave të njeriut, me seli në Londër.

Lajm të ngjashëm publikoi edhe Hezbollahu, pjesëtarët e së cilës e mbështesin Damaskun.

Lagjja ndodhet në pjesën jugperëndimore të Alepos dhe shtrihet përgjatë korridorit qeveritar drejt pjesëve të qytetit të cilët janë nën kontroll të ushtrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button