NATO vë 300 mijë trupa në gatishmëri ndaj tensioneve me Rusinë

Deri në 300 mijë të NATO-s janë vënë në gatishmëri për shkak të tensioneve në rritje midis Rusisë dhe shteteve baltike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca shpreson të përshpejtojë vënien në gatishmëri  të mijëra trupave të saj, si përgjigjie  ndaj një situate të mundshme luftarake, shkruan ”Indepedent”.

Në tetor është raportuar se NATO ishte duke u përgatitur stacionimin e 4.000 trupave në kufirin rus me shtetet baltike, i cili është cilësuar si “bllokada” më e madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë.

Trupat do të thirren nga  të gjitha kombet  pjesë e aleancës, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button