Maqedonia i fillon përgatitjet anti Spanjë

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll i ka filluar sonte stërvitjet për ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, kur të shtunën do të jetë mysafire e Spanjës në Granadë. Padyshim se ekipi spanjoll është favorit absolut në këtë përballje, por Maqedonia ka treguar kundër favoritëve tregon lojë të mirë, ndërsa në përbërjen e saj tani seleksionuesi Igor Angellovski ka ftuar një numër të madh të futbollistëve të rinj nga U21, e në mesin e tyre është edhe super talenti shqiptar, Enis Bardhi.

Pritet që kjo përbërje me tetë futbollistë të ri të jep rezultat, ndoshta jo që ën ndeshjet e para, por padyshim se më kalimin e kohës Maqedonia do të kthejë vëmendjen e futbollit në vend. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button