Në garë për rrënimin e parimeve profesionale

[Recension: Pimeni është politikan i parealizuar që u fut në KOM si peshkop]

Ku është interesi publik t’i referoheni një burimi krejtësisht të parëndësishëm, të gjurmoni nëpër rrjetet sociale që të gjeni përmbajtje për të cilën që më parë e dini se çka duhet të kërkoni? Askund!

Aq më tepër, një informatë të siguruar në atë mënyrë t’ua ofroni lexuesve në rubrikën “Maqedoni – lajme”. Ju lutem, çfarë lajmi ka këtu?!

Po, është e vërtetë, nga ndonjë mendim ndonjëherë mund të nxirret lajm, mirëpo kjo, zakonisht, ndodh kur këtë mendim e shprehin persona eminentë. Këtu fare nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë.

Përveç kësaj, kur përcillet mendimi i ndonjë personi të panjohur, ky mbetet mendim i këtij personi të panjohur. Në këtë situatë, duhet ta përmendim njërin nga rekomandimet e Kodit të gazetarëve, nenin 13, i cili thotë:

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

11042016-kurir-pimenLinku deri te artikulli origjinal: Pimeni është politikan i parealizuar që u fut në KOM si peshkop

Data dhe koha e publikimit: 02.11.2016

Data e recensionit: 06.11.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

SHKILEN PESË NENE TË KODIT TË GAZETARËVE

Përveç nenit të lartëpërmendur, të trembëdhjetë të Kodit të gazetarëve, me këtë përmbajtje mediatike janë shkelur edhe 4 nenen të tjera. Domethënë gjithsej – 5. Mashallah!

Si e para, me këtë tekst është anashkaluar krejtësisht neni 10, i cili insiston se gazetarët “nuk do të krijojnë e as nuk do të përpunojnë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut”. Këtë e themi për shkak se personi të cilit i është “sulur” kjo informatë mediatike, në fakt, vetëm i ka praktikuar këto liri dhe të drejta.

Pastaj, duke pasur parasysh se teksti që e recensojmë ka përdorur një status në Facebook që ta diskreditojë një person, i cili e ka shprehur mendimin e tij për një ministër, është “ngjyrosur” në një përmbajtje të njëanshme, ndërsa neni 14 i Kodit thotë:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

E sikur kjo nuk ka mjaftuar, e në këtë garë të shtigje të shkurta, me kërcim të parimeve gazetareske, është kërcyer edhe neni 15, i cili sugjeron se “gazetarët duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën dhe se komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.”.

Madje edhe atëherë kur transmetohet ndonjë deklaratë, sa do që ajo të jetë shprehje e “thjeshtësisë” së dikujt, gazetari është i obliguar që atë “ta vendosë në kornizën e dialogut kulturor”.

Në fund të këtij recensioni, në fakt qëndron motivimi që të merret dhe të publikohet mendimi i dikujt që është krejtësisht i parëndësishëm, i cili “hedh gurë e drurë”. Ky motivim shihet në qëllimin për qërim të hesapeve me personin që mendon ndryshe, që është në kundërshtim me nenin 16 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë se:

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button