Tetovë, vetëvritet një 56 vjeçar

56 vjeçari nga Tetova Xh.D. të dielën pasdite është vetëvrarë në shtëpinë e tij me plumb në kokë, njofton Portalb.

“Vetëvrasja ka ndodhur në hapësirat e katit, ndërkaq me shenja jete e kanë gjetur të afërmit dhe e kanë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, megjithatë i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve”, informojnë nga SPB Tetovë.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, ndërkaq aty është gjetur pistoleta “C3-M57”, kalibër 7.62 mm, me të cilën sipas të gjitha gjasave i ndjeri e ka gjuajtur vetveten. Me urdhër të prokurorit publik gjithashtu trupi i pajetë i Xh.D. është dërguar për autopsi.

Nga SPB Tetovë informojnë se po punohet për zbardhjen e rrethanave, motivit dhe ngjarjeve tjera lidhur me këtë rast. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button