Çifti bashkëshortor shofer taksie, punojnë në të njëjtin stacion (FOTO)

Çfti bashkëshortor Ayverdi nga Turqia janë vozitës taksie dhe punojnë bashkë në të njëjtën ndalesë, ndërkohë që për Anadolu Agency (AA) kanë rrëfyer tregimin interesant të jetës së tyre pasi gjenerata të ndryshme të familjes janë marrë me këtë profesion.

Dyzet e pesë vjeçarja Sevda, nënë e një fëmiu rrëfen se përveç burrit të saj, edhe vjehrri më parë ka punuar taksi bashkë me të birin e tij, dhe se pas vdekjes së vjehrrit dikush është dashur të marrë përsipër thirrjet.

cifti-4

“Në atë kohë vjehrra më pyeti nëse unë dua të vazhdoj atë që kishte bërë vjehrri im.Të jem e sinqertë, nuk prisja një propozim të tillë. Ftesën e tillë më shumë e kam parë si diçka që do të na kujtojë vjehrrin e ndjerë, prandaj vendosa të nis aty ku ai ndaloi”, tha Sevda për të shtuar se ka qenë e lidhur emocionalisht me të vjehrrin të cilin ghithmonë e ka llogaritur si të jetë baba i saj.

“Në moshë të re mbeta jetime. Kur u martova, vjehrri im më pranoi shumë ngrohtë, më deshi si fëmiun e tij. Jam e nderuar që mund të vazhdoj me thirrjet të cilat dikur i pranonte ai”, tregon Sevda.

Salihli nuk është qytet i madh prandaj jeta nuk ka ndonjë dinamikë të theksuar, këtu jeta rrjedhë sipas disa rregullave të pashkruara.

cifti-3

Sevda thotë se fillimisht kishte drojë të madhe nëse do të mund t’u bëjë ballë obligimeve.

“Në qytetet e mëdha, gratë në mënyrë të barabartë marrin pjesë me burrat në të gjitha zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe kështu gratë punojnë edhe si shofere takise. Megjithatë, në një vend të vogël siç është ky i yni, gjërat janë ndryshe. Sinqerisht, isha shumë skeptike por kur fillova dhe pashë që nuk është dhe aq vështirë ndjeva lehtësim të madh”, tha ajo.

cifti-2

Në këtë drejtim rol të madh ka luajtur edhe familja e saj, respektivisht bashkëshorti dhe e bija e saj 16 vjeçare të cilët e kanë inkurajuar në momentet kur ajo humbaste vullnetin.

Sevda thotë se ndonjëherë edhe klientët e kanë ngushëlluar duke i dhënë kurajo.

“Përmes këtij angazhimi kaloj më shumë kohë me bashkëshortin, por njëkohësisht kontribuoj edhe në buxhetin familjar”, thotë Sevda.

cifti-1

Duke rrëfyer tregimin e saj, Sevda-s nuk i binin ndërmend momentet e këqija sepse siç thekson, klientët kryesisht kanë reagime pozitive, sidomos ato femra të cilave nuk u mungon buzëqeshja në fytyrë kur shohin një femër taksiste.

E vetmja grua taksiste në qytetin Salihli tani është e bindur se secila femër përskaj obligimeve shtëpiake mund të angazhohet edhe në marrëdhënie pune.

“Nuk ka gjatë që merrem me këtë punë dhe akoma kam emocionet e fillestarit. Zgjohem herët dhe te ndalesa dal para burrit tim. Ju them se punën e kryej me kënaqësi dhe se e njëjta ka sjellë ndryshime pozitive në jetën time. Megjithatë, kur kthehem në shtëpi e kam patjetër të përgatisë darkën”, tha ajo.

Bashkëshorti i Sevda-s, Yunus, që nga fillimi i ka dhënë përkrahje të fortë gruas së tij, duke e inkurajuar drejt suksesit.

“Me Sevda-n jam në lidhje të lumtur martesore tani e 19 vite. Kur nëna ime i kërkoi të vazhdojë punën e vjehrrit e dija se kjo nuk do të jetë fare problem, madje i thashë se do ta ndihmoj kur do të ketë nevojë”, tha Yunus, me një dozë krenarie pasi bashkëshortja e tij është e vetmja grua taksiste në Salihli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button