Angellovski ndaj Spanjës fton pesë futbollistë nga U21

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski sot e ka shpallur listën e futbollistëve që do ti ketë në dispozicion për ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikimeve për KB Rusi 2018, duel ky që do të luhet ndaj Spanjës në Granadë. Në listën e Angellovit janë gjetur pesë futbollistë të reprezentacionit U21, të cilët dhanë kontribut të madh për kualifikimin në KE Poloni 2017.

Për udhëtimin në Granadë, ku ndeshja do të luhet me 12 nëntor, Angellov ka vendosur që të ketë disa ndryshime, duke sjellë numër të madh të futbollistëve të rinj. Ftesë në A reprezentacionin nga ekipi i të rinjve kanë marrë, Enis Bardhi, David Babunski, Gjoko Zajkov, Darko Vellkovski, Igor Aleksovski, Boban Nikollov dhe Kire Markovski.

Në vazhdim ju sjellim edhe listën e plootë, ku përpos Bardhit, bëjnë pjesë edhe katër futbollist shqiptarë, Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi të Shkëndijës, Ezgjan Alijoski i Luganos dhe Leonard Zhuta i Rijekës.

Portier: Igor Aleksovski, Stole Dimitrievski dhe Filip Gaçevski.

Mbrojtje: Vançe Shikov, Leonard Zhuta, Stefan Ristovski, Kire Ristevski, Daniel Mojsov, Gjoko Zajkov dhe Darko Velkovski.

Mesfushë: Ferhan Hasani, Enis Bardhi, Ezgjan Alijoski, Stefan Spirovski, Nikolla Gjorgjev, David babunski, Bobi Nikollov.

Sulmues: Besart Ibraimi, Goran Pandev, Ilija Nestorovski dhe Kire Markoski. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button