Asanoviç, Kranjçar dhe Vuliç disa nga emrat që i ofrohen Shkëndijës

Skuadra e Shkëndijës ka luajtur vetëm një ndeshje pas shkarkimit të trajnerit Bruno Akrapoviç, ndërsa ndeshja e luajtur me FC Shkupin, ka përfunduar me barazim pa gola, e që ekipin e ka drejtuar Jeton Beqiri, i cili ishte zëvendës i boshnjakut. Që në momentin e publikimit të lajmit për shkarkimin e trajnerit boshnjak Bruno Akrapoviç, kanë vërshuar ofertat e menaxherëve të ndryshëm për të sjellë trajner te Shkëndija. Nga burime të ndryshme mësohet se ish-futbollistët e famshëm kroat, Aljosha Asanoviç, Zllatko Krajnçar dhe Zoran Vuliç kërkojnë t’u jepet shansi për të drejtuar Shkëndijën, duke besuar në projektin që po ndërtohet te kjo skuadër.

Një tjetër emër interesant që përmendet është ai i gjermanit, Jörg Heinrich, ish-futbollist i disa skuadrave me emër si Borusia Dortmund, Fiorentina, Frajburg, Keln e të tjera, si dhe ish-lojtar i reprezentacionit të Gjermanisë. Por sigurisht se nuk mungojnë as emrat nga Shqipëria dhe Kosova, si ish-tajneri i Kukësit, Klodian Duro  dhe ai nga Kosova, Bilbil Sokoli.

Te Shkëndija sigurisht se me vëmendje analizohet situata para se të marrin një vendim, duke mos u vene nën presion të kohës me shpresën për të marrë vendimin e duhur se cili do të udheheqë në të ardhmen klubin kuqezi nga Tetova. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button