Për shkak të defektit, përkohësisht pa ngrohje disa ndërtesa në qendrën e Shkupit

Për shkak të defektit të rrjetit distributiv sekondar ngrohës te objekti i klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” (spitali i vjetër i qytetit), disa ndërtesa në Qendrën e Shkupit përkohësisht nuk janë në mundësi të kenë energji ngrohëse, kumtoi BEG.

Defekti në rrjet shkakton ndërprerje në ngrohje në spitalin “Shën Naum i Ohrit”, në ndërtesat e Lidhjes së sindikatave dhe Universitetit të Punëtorëve “Koço Racin”, si dhe në ndërtesat në bulevardin “11 Tetori” me numrat: 19, 21 dhe 23 dhe në bul. “Koço Racin” me numrat: 8, 10, 14, 20 dhe 28.

Ekipet kujdestare të BEG-Distribuimit janë në terren dhe intensivisht punojnë  në sanimin e defektit. Për shkak të madhësisë së defektit, në këtë moment, e pamundur është të jepet vlerësim preciz kur ai do të mënjanohet, por ekipet bëjnë përpjepje  që furnizimi i rregullt me ngrohje në këtë pjesë të qytetit të vendoset gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button