Asnjë përgjigje për veturën zyrtare që voziste zv/ministri në gjendje të dehur

Mbrëmjen e kaluar zv/ministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov, me veturë zyrtare shkaktoi aksident duke goditur disa makina të parkuara në rrugën “Alzhir” në lagjen Karposh në Shkup, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Burime nga MPB për REL bëjnë të ditur se Zv/ministri ka qenë në gjendje të dehur. Alsat-M kërkoi nga Agjencia për punësim shpjegim se çfarë kërkon vetura zyrtare tek një funksionar nga një intsitiucion tjetër? Në telefonin zyrtar të drejtorit të Agjencisë përpunësime, Vlatko Popovski u përgjigj gruaja e tij e cila tha se Popovski herët në mëngjes ka shkuar në mal dhe ka harruar të marrë me vete telefonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button