Allegri “zhvlerëson” Napolin: Rëndësi ka Lyoni!

Për Masimiliano Allegrin, Juventusi duhet të luajë pa presion ndaj Napolit. Trajneri bardhezi kërkon të largojë sa më shumë emocionet e supersfidës ndaj të kaltërve, duke theksuar se për ekipin e tij, dueli i së mërkurës kundër Lyonit është më i rëndësishëm se ai kundër Napolit.

“Kjo ndeshje vjen në javën e 11 prandaj mendoj që nuk do të jetë vendimtare. Siç ka ka mësuar dhe historia e viteve të fundit, kampionati bëhet vendimtar në muajin Mars. Nëse nuk e kujtoj keq, sezonin e shkuar në këtë periudhë mundeshim nga Sassuolo. Me Lyonin dëshirojmë ta mbyllim sa më shpejt diskutimin e kualifikimit në fazën tjetër të Champions League”.

Në vijim, trajneri kampion i Italisë përqëndrohet te Higuain, i cili do të jetë kryefjala e sfidës ndaj Napolit, transmeton Supersport.

“Ai bëri zgjedhjen e tij për të lënë Napolin. Ne jemi profesionistë dhe në jetë çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Ai është shumë i lidhur me qytetin e Napolit dhe mendoj se tifozët e kaltër duhet t’i jenë mirënjohës, ashtu siç ai duhet të jetë mirënjohës ndaj tyre. Ka shënuar 7 gola, është i qetë dhe shumë i kënaqur për ecurinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button