Stoltenberg: NATO duhet t’i përgjigjet veprimeve të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s tha se “rifillimi i sërishëm i bombardimeve në Halep nga Rusia, përkeqëson katastrofën njerëzore”. Ai tha se me sulmet e turpshme të ndërmarra ndaj shtëpive, spitaleve çdo ditë humbin jetën burra, gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

“I bëj thirrje Rusisë që me të vërtetë të tregojë përpjekje për ti dhënë fund konflikteve dhe për mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Halep”, tha Stoltenberg.

Pasi ka vënë në dukje se me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të ketë takime për dy ditë me radhë, Stoltenberg shpjegoi se në takim do të diskutohen temat për rritjen e parandalimeve dhe të mbrojtjes të NATO-s si dhe sigurimin e stabilitetit përtej kufijve.

“Rusia vazhdon qëndrimin e saj ambicioz ushtarak në afërsi të kufijve tanë. Këtu përfshihen edhe stërvitjet e kryera gjerësisht dhe pa njoftim. Vetëm në këtë muaj Rusia ka transferuar në Kaliningrad raketat Iskander që kanë kapacitet bërthamor dhe ka pezulluar marrëveshjen e plutoniumit me SHBA-të”, tha Stoltenberg duke bërë të ditur se do të diskutohet edhe për veprimtaritë ushtarake të Rusisë në kufijtë e NATO-s.

Më tej Stoltenberg, ka theksuar se Rusia gjithashtu vazhdon të destabilizojë Ukrainën duke mbështetur financiarisht dhe ushtarikisht separatistët ku edhe mbështetja e dhënë ndaj Asadit në Siri është jashtëzakonisht shqetësuese.

“Rifillimi i sërishëm i bombardimeve në Halep nga Rusia, përkeqëson katastrofën njerëzore. Me sulmet e turpshme të ndërmarra ndaj shtëpive dhe madje spitaleve çdo ditë humbin jetën burra, gra dhe fëmijë. Unë i bëj thirrje Rusisë që me të vërtetë të tregojë përpjekje për ti dhënë fund konflikteve dhe për mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Halep”, tha Stoltenberg duke tërhequr vëmendjen në rinisjen e bombardimeve të Rusisë në Halep.

Sot do të merret vendim edhe për çështjet e arsimit dhe kapacitetit ndërtues në Irak, do të vlerësohet e ardhmja e detyrës së NATO-s në Egje dhe roli i saj në Mesdhe ka theksuar Stoltenberg duke shtuar se ditën e nesërme me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini do të diskutojnë mënyrat për të rritur bashkëpunimin BE-NATO.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se NATO duhet ti kundërpërgjigjet veprimeve të Rusisë, Stoltenberg tha se “Ne i kundërpërgjigjemi Rusisë në një mënyrë të përgjegjshme. Në lindje do të vendosim katër batalione. Do të rrisim nivelin e gadishmërisë së forcave tona. Ajo që ne kryejmë është proporcionale dhe në orientim të mbrojtjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button