Shilegov: Emërim joligjor i kryetarit të KRRE-së

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov deklaroi se në Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE), në kundërshtim me Ligjin për energjetikë, ka dy kryetarë, të emëruar nga pushteti.

Shilegov prezantoi vendim, me të cilin, siç tha, krahas kryetarit ekzistues, për kryetar është emëruar edhe Dejan Boshkovski, ish drejtor i SHA ELEM.

Sipas Ligjit, theksoi Shilegov, Boshkovski nuk guxon të jetë as anëtar, as kryetar i Komisionit.

“Konform Ligjit, për të qenë anëtar në këtë komision duhet të paktën një vit të mos kryhet funksion drejtues në këshill drejtues apo këshill ekzekutiv në kompani energjetike. Dejan Boshkovski ishte amëruar vetëm disa ditë pas dëroheqjes së tij nga funksioni në SHA ElEM”, deklaroi Shilegov, duke shtuar se ky është emërim joligjor i kuadrove partiake, që duhet të ndërpritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button