Soni Malaj: Jam paragjykuar në dashuri, por nuk ndalem

Soni Malaj, një nga këngëtaret më të dashura për publikun, është kthyer në skenë me këngën e festivalit “Kënga Magjike”. Revista Bordo ka realizuar një intervistë me të për këtë rikthim dhe realizimin e këngës “Me të jeton”, që kompozitorja Susie Ahren e ka krijuar për Sonin, por veç çastit të rëndësishëm të karrierës, që e pret prej tre vitesh, Soni Malaj ka folur edhe për Anna-n, vajzën e saj dhe historinë e dashurisë me partnerin, me të cilin është edhe bashkëpunëtore në një biznes, duke gjetur shkallën maksimale të mirëkuptimit në çdo aspekt.

Dhe është pikërisht kështu që e do Soni Malaj një partner dhe një histori dashurie, me bashkëpunim dhe mirëkuptim. “Unë jam rritur me përrallën e Hirushes që gjen princin dhe ata jetojnë të lumtur përgjithmonë. Më në fund fati më buzëqeshi dhe mua”, shprehet ajo duke treguar qartë planet për këtë histori, por edhe duke u treguar plotësisht e hapur me publikun.

Soni thotë në këtë intervistë për Bordo, që ajo nuk e quan krim të tregohet e sinqertë për historitë e dashurisë. Nëse dashuron me të vërtetë dhe me gjithë zemër, nuk ka asgjë të gabuar, por dashuritë mbahen nga dy persona dhe për Sonin, me profesionin që ka, nuk ka qenë e thjeshtë për shkak të paragjykimeve që ekzistojnë, sidomos për femrat në art, siç thotë ajo.

Megjithatë ajo nuk është ndalur, siç thotë edhe kënga e saj “të dua, s’do ndal”, edhe pse disa histori dashurie të mëparshme nuk kanë funksionuar pikërisht për shkak të paragjykimeve. Tani duket se kërkimi për dashurinë e sinqertë, që mbart respekt dhe dëshirë për t’u kujdesur për familjen, ka gjetur njeriun e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button