Irak, vazhdon beteja për Mosulin; banorët e qytetit në arrati

Civilët irakenë po përballen me kushte të vështira pas largimit nga Mosuli, ku ushtria po përpiqet të rimarrë qytetin nga duart e militantëve të Shtetit Islamik.

Rreth 5 mijë persona kanë kaluar kufirin për në Siri në 10 ditët e fundit, ka bërë të ditur agjencia humanitare Save the Children. Ata kanë mbërritur në kampin e refugjatëve Al-Hol, ku kushtet raportohet të jenë të ndotura dhe vetë kampi i mbipopulluar.

Deri në 1.5 milion banorë mendohet se ndodhen ende në Mosul, bashkë me rreth 5 mijë luftëtarë të ISIS. Kombet e Bashkuara po përgatiten për atë që druhet të jetë kriza humanitare më e madhe e shkaktuar nga dora e njeriut në kohët e fundit.

Disa kampe refugjatësh po ndërtohen në jug, lindje dhe veri të Mosulit, për t’u përgatitur për t’i bërë ballë “detit” të njerëzve që largohen nga qyteti. OKB deklaron se në ditët dhe javët e ardhshme pritet të jenë 200 mijë të larguarit.

Qeveria irakene u ka bërë thirrje banorëve të Mosulit që të qëndrojnë në banesat e tyre gjatë kohës që operacioni ushtarak është në zhvillim e sipër, pasi luftëtarët e ISIS kanë vendosur kurthe rrugëve dhe vendosur snajpera në kalimet kryesore. /TCH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button