Deralla: Problemi me Njësitë zgjedhore, tentativë e partive për t’i shtyrë zgjedhjet

Legjitimitetin e zgjedhjeve me shkeljet aktuale në Kodin Zgjedhor ka të drejtë ta kontestojë çdo qytetarë ose subjekt politik, vlerëson Xhabir Deralla, nga Qendra për Liri Civil. Sipas tij, me numrin e lartë të votuesve në njësinë e gjashtë shkelet e drejta e barabartë e qytetarëve për votë. Zgjidhja, sipas Derallës, duhet të vinte nga Kuvendi ose Ministria e Drejtësisë, raporton Alsat-M.

“Edhe përskaj sugjerimeve të KSHZ-së për një kohë të gjatë se kemi problem me njësinë e gjashtë edhe deri te Kuvendi edhe deri te Ministria e Drejtësisë, ne pamë një pozitë shumë arrogante të të zgjedhurve të popullit të cilët kthyen topin te KSHZ-ja. Mua personalisht më duket si tentativë për të shtyrë zgjedhjet dhe kjo pikërisht nga shumica në parlament. Për faktin që kemi problem për një kohë të gjatë me njësinë e gjashtë, ajo që sinjalizonte edhe KSHZ-ja, mundet që çdo qytetar ose subjekt politik të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe me të drejtë ta kontestojë legjitimitetin e zgjedhjeve”, deklaroi Xhabir Deralla, CIVIL.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button